Kandidati i LSDM-së për Kumanovë Oliver Ilievski ka zhvilluar takim me trenjerët r klubeve futbollistike në Kumanovë. Ilievski ka premtuar se në muajt e parë do të gjindet zgjidhje afatgjate për stadiumin e qytetit duke realizuar rikonstruimin e tij me standarde Europiane.
Si fillim do të vendosen baraka të përkohshme për zhveshtore ndërsa gjatë vitit të parë të mandatit do të nis rikonstruimi i stadiumit.