Ilievski: “Projekti parë gjimnazi shqip `Sami Frashëri`”

Kandidati i LSDM-së për Kumanovë Oliver Ilievski ka deklaruar se projekti i tij i parë do të jetë zgjidhja e problemit me gjimnazin në gjuhën shqipe Sami Frashëri në Kumanovë. Bashkërisht me të do të ndërtohet edhe objekti i shkollës së mesme teknike. “6.5 milion euro janë paraparë buxhet për rikonstruimin e të gjitha shkollave të mesme dhe fillore në Kumanovë” ka deklaruar Ilievski.