Kandidati për Komunën e Kumanovës nga radhët e LSDM-së, Oliver Ilievski, në emisionin ClickPlus në TV21, tha se në rrethin e parë të zgjedhjeve një pjesë e votave të VMRO-DPMNE-së shkuan për kandidatin e pavarur Maksim Dimitrievskin.
“E pamë se kishte marrëveshje politike në mes Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Dhe kjo u pa në rezultat sepse VMRO-DPMNE-ja nga 13 mijë vota ra në 8 mijë vota dhe të njëjtit shkuan për Maksim Dimitrievskin”, tha në ClickPlus Oliver Ilievski.