Ilço Gjorgjioski, të enjtën jep dorëheqje?!

Ilço Gjorgjioski në ditët në vijim pritet që të zyrtarizojë vendimin rreth tërheqjes së tij nga posti i kryetarit të Federatës Futbollistike të Maqedonisë. Vendimin e tij pritet që Gjorgjioski ta shpalos gjatë ditës së enjte, kur është caktuar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të FFM-së, në orën 12.00. Gjorgjioski plot 6 vite drejton “Shtëpinë e Futbollit” në Maqedoni , ndërsa para tij në post e kryetarit të FFM-së ishin edhe Lubisav Ivanov, Lambe Arnaudov dhe Haralampie Haxhiristeski. Ndërkohë mediat vendore informojnë se Gjorgjioski, pasi që të largohet nga futbolli vendor, në muajin e ardhshëm do të nis punë e tij të re si këshilltarë në kabinetin e presidentit të UEFA-s, Aleksandar Çeferin.