Ilaç për shërim nga idiotësia!

Pamjen e kësaj dëftese, siç u është ndarë nxënësve shqiptarë në shkollat fillore dhe të mesme në vitin shkollor 1947/48, vetëm 4 vjet pas formimit të Maqedonisë republikë në kuadër të ish-Federatës së Jugosllavisë më 1944 edhe sot pas 72 vitesh duhet t’ua dërgojë secili shqiptar nga një kopje pushtetarëve dhe politikanëve vendës, për t’ua përkujtuar se këta të sotmit nuk janë as komunistë, siç kanë qenë paraardhësit e tyre, kurse për të qenë demokratë u duhet kohë e gjatë emancipimi, arsimimi dhe edukimi shpirtëror e moral.

Nga një kopje e kësaj dëftese duhet t’u dërgohet në adresat e tyre secilit politikan dhe pushtetar, shqiptar, maqedonas dhe të tjerë, ta futin në gotë uji dhe ta pinë si hajmali çdo ditë me kafen e mëngjesit!

Shërues për idiotësi. Ju bëftë mirë!

(7.XII.2020)