Është ndarë nga jeta Qibir Esadi nga Tetova. Ai kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë.
Esadi ka punuar si kamarier në restorantin e njohur në Tetovë, “Delfin”.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur gazetari nga Tetova, Urim Saliu, i cili ka qenë mik i mirë i të ndjerit.
“Ike ashtu siç jetove – plot ndershmëri. Ike me melankolinë e pranverës që po troket plot trishtim. Na këpute zemrat Bilo. Lamtumirë o njeri i mirë”, ka shkruar gazetari Urim Saliu. Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Qibir Esadin.