Ikballe Huduti: Në Kosovë mysliman shiit janë 45%, tjerët janë suni

Ikballe Berisha Huduti për publikun në Kosovë njihet si mbështetëse e islamit shiit që kryesisht është i shtrirë në Iran e Irak.
Në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka prezantuar statistika për shpërndarjen e myslimanëve në Kosovë.

“Shiit do të thotë pasues të familjes së Profetit Muhamed. Pasues të kësaj doktrine janë 45% të myslimanëve në Kosovë. Pasues të tarikateve, Ehli Bejtit në Kosovë janë 45% të myslimanëve në Kosovë. Pjesa tjetër janë suni që janë pasues të shokëve të Profetit Muhamed”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Huduti thotë se Bashkësia Islame e Kosovës e ka përvetësuar islamin në Kosovë.
“Kush nuk ec me rregullat e tyre do të përjashtojnë. Bashkësia Islame është një OJQ ashtu siç e kam unë bashkësinë me 300 anëtarë. Bashkësia Islame nuk e përfaqëson popullatën”.
Aktivistja fetare thotë se Bashkësia Islame në Kosovë nuk ka më ndikim te popullate.
Huduti thotë se Kurani në gjuhen shqipe është shumë keq i përkthyer.