“Iii kineze, kujdes virus”, Tinga Wang tregon si e paragjykojnë në rrugët e Tiranës

Tinga Wang, kinezja e martuar prej shtatë vitesh me një shqiptar, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi se si është duke e përjetuar familja e saj situatën e Coronavirus dhe paragjykimet që i bëhen vetë asaj në rrugët e Tiranës.

Tinga pranoi se ka patur dy raste kur është ndjerë shumë keq, pasi kalimtarë të ndryshëm hedhin fjalë dhe bëjnë veprime të pahijshme përpara syve të saj.

“Isha në rrugë, po ecja… kaloi një tufë me djem dhe një prej tyre sapo më pa mua tha: ‘Ua kineze, virus’, dhe qeshte. Unë u mërzita, pse bëjnë kështu!”, tha ndër të tjera Wang.

Tinga prej shtatë vitesh është shpërngulur në Shqipëri, ndërkohë që familja e saj jeton në Shangai.