IHMK del me të dhënat e fundit rreth përmbytjeve, reshjet vazhdojnë edhe për pesë ditë


nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për gjendjen në vend në vazhdën e reshjeve.

Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.

IHMK ka thënë se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, duke dhënë edhe një kohë se kur mund të ndalen.

“Reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri me: 25/01/2023), të cilat, duke u bazuar në situatën e vështirësuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalur prej shtretërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje”, thuhet në njoftim.