Njëri prej të akuzuarve për “dhunën në Kuvend”, Igor Jug deklaroi sot në Gjykatë se nuk ështe maqedonas, por me kombësi është kroat. Ai kërkoi që kjo e dhënë t’i ndryshohet edhe në dokumentacionin e procesit gjyqësor.
Sot në gjykatë është duke u mbajtur procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 Prillit, ndërkohë që dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës Penale në Shkup, ndërkohë që forcat policore kanë vendosur kordon para protestuesve për të parandaluar incidentet e mundshme. /SHENJA/