Në burgun e “Idrizovës”, në Shkup, gjendet afër 45 % e popullatës së burgosur në vendin tonë. Burgu është i stërngarkuar në mënyrë serioze, ndërsa të ndëshkuarit janë duke u ballafaquar me kushte cnjerëzore dhe poshtërrsuese.
Korrupcioni mes personelit në burg është tjetër problem i theksuar në sistemin e burgjeve. Qelitë nuk ngrohen sa duhet dhe të mykura. Madje, 91 persona janë të vendosur në 14 dhoma, prej të cilave disa janë të mbingarkuara.
Për shembull, 16 persona në 32 metër katror, shkruan raporti i fundit i Departamentit Amerikan të shtetit.
Vërëhet gjithashtu se njesia gjysmë e hapur e “Idrizovës”, e cila duhej rënuar në vitin 2018, ende funksionin në burg.
“Murre të prishura, Kanata të thyera të dritave, mobilje të shkatërruara, instalime të rrezikshme të improvizuara të rrymë, ndricim artificial jofunksional, gropa në dysheme e tavan, higjinë pa asnjë nivel, mbeturina të mbledhura dhe myk… Nyjet sanitare në gjendje të keqe, tualete të bllokuara që të ndahet fryma nga aroma e keqe të mbushura me fekale, cezmet pikonin..janë kushtet në këtë njehsi që llogariten jonjerëzore…”, konstaton mes tjerash raporti, shkruan PA CENSURË.
Sipas Stejt Deparatamentit, autoritetet e burgut i mbajnë gjatë të burgosurit pa mundësi për lëvizje.
“Të paraburgorusit vazhdojnë të qëndrojnë në qeli të mbyllur për më shumë se 23 orë në ditë, pa asnjë aktiviteet, përvec 30-45 minuta në ditë në njërin prej oboreve ku mund të dalin, të cilat ende nuk janë të pajisura me mjete për ushtrime”, nënvizon Stejt Departamenti.