Idri Istrefi viziton Livadhinë: “Duhet t’ia kthejmë Livadhinë livadhiasve dhe Strugën struganëve”

Kandidati për kryetar të komunës së Strugës nga radhët e ASH-AAA, Idri Istrefi, agjendën e takimeve e vazhdoi sot në vende të ndryshme të Strugës, ku dëgjoi hallet dhe problemet e ndryshme të qytetarëve, për të cilat ai premtoi zgjidhje.
Në Livadhi, Istrefi premtoi efikasitet energjetik në shkolla, terene të reja sportive, por mbi të gjith shërbimin publik për banorët e kësaj krahine.

“Sikurse në çdo vendbanim tjetër, ecëm e takuam njerëz të shqetësuar për të tashmen dhe të ardhmen e Strugës sonë.
Folëm për efikasitetin energjetik në shkollë, për mungesën e këndeve të lojrave, për terrenet sportive, për kanalizimet që duhen përfunduar, por mbi të gjitha për shërbimin public ndaj qytetarëve.
Duhet t’ia kthejmë Livadhinë livadhiasve, duhet t’ia kthejmë Strugën struganëve. Nuk kemi rrugë tjetër, pëerveçse me duar të pastra, pëerveçse me zemër e nijet të pastër ta kthejmë shpresën e guximin tek të rijntë e të rejat, tek prindët, tek gjyshërit tanë.

Takimet në rrugë, shtëpi e dyqane, si kudo , ashtu edhe në Livadhi, po na mbushin me energji.
Livadhinë e Strugën do ta bëjml bashkë një vend më të mirë për të jetuar”, thotë Istrefi.