Idri Istrefi: “Vazhdojmë me kokën lartë në rrethin e dytë”

Kandidatët për kryetar të Strugës nga BDI-ja, Ramiz Merko dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Idri Istrefi hyjnë në raundin e dytë në garën për njeriun e parë të komunës.
Istrefi në Facebookk u falënderua për mbështetjen e qytetarëve të Strugës, duke paralajmëruar se do të vazhdojë edhe në dy javët e ardhshme ta kërkojë votën e tyre për fitore bindëse.

“Besojmë tek gjykimi i çdo strugani. Vazhdojmë me kokën lartë në rrethin e dytë. Ju faleminderit për çdo votë të sinqertë.
Pafundësisht krenar për ata mijëra struganë që votuan për ofertën tonë. Do të kërkojmë me ngulm mbështetjen në çdo shtëpi strugani në këto dy javë. I juaji, Idri Istrefi”, ka shkruan Istrefi në facebook profilin e tij.
Nga qendra analitike e Merkos dolën me urim për fitore