Identifikohet trupi i pajetë që u gjet në afërsi të Teatrit Kombëtarë

Në orët e paradites është gjetur një trup i pajetë në hyrje të Teatrit Kombëtarë në Shkup. Nga policia konfirmojnë rastin duke njoftuar se bëhet fjalë për 51 vjeçarin N.S., për të cilin akoma nuk dihen rrethanat që e kanë shkaktuar vdekjen e tij. Trupi është dërguar tek mjekësia ligjore për autopsi.

“Më 21.12.2022 në orën 10:03 minuta nga ndihma e shpejtë kanë paraqitur se në kej “Dimitar Vllahov” hyrja e Teatrit Kombëtar ka ndërruar jetë një person me iniciale N.S. 51 vjeçar, nga Shkupi. Sipas direktivave të prokurorit publik, trupi është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi”, njoftojnë për Alsat nga MPB-ja.