Një kufomë e seksit femër është gjetur në rezervuarin (liqenin) sipër fshatit Renx, Njësia Administrative Kastriot.
Kufoma është pikasur nga një bari i zonës i cili ka njoftuar policinë.
Mësohet se viktima është Shpëtime Shehu, rreth 40 vjeç, nga fshati Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot. Dyshohet se ka qenë e sëmurë me dempresion.