Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Kavajës

Habib Rexha, 31-vjeç, dyshohet të jetë autori i vrasjes së Arian Gosës, pasditen e kësaj të diele në Kavajë. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, i cili sjell edhe foton e autorit të dyshuar.

Ai mësohet se është vëllai i Altin Rexhës, 43-vjeçarit që u vra më 29 Mars të këtij viti pas sherrit me Armand Gosën. Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë edhe ky i fundit, ndërsa 48-vjeçari i ekzekutuar këtë të diel ishte vëllai i tij.

Zyrtarisht policia, në njoftimin e saj për mediat tha më herët se shkak për vrasjen e sotme dyshohet se ishte pikërisht motivi i hakmarrjes. Aktualisht Habib Rexha ndodhet në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij./tvklan.al