Identifikohet 27-vjeçarja nga Peja që ndërroi jetë dje, po udhëtonte me katër fëmijët e saj

Alinda I., 37-vjeçe, po udhëtonte me katër nga pesë fëmijët e saj në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë, kur nga plagët e marra prej aksidentit të autobusit ndërroi jetë në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën.
Të gjithë fëmijët e saj kaluan pa lëndime, raporton e përditshmja kroate “Jutarnji List”.

Sot, në spitalin e Slavonski Brod janë ende të shtrirë pesë fëmijët e Alindës. Atje kanë mbërritur babai i tyre, bashkëshorti i Alindës, Can I. dhe gjyshi i tyre, Arif Kikaj.
Për Arif Kikajn, i cili mbërriti në Slavonski Brod nga Peja, emocionet janë të ndara. Vajza e tij 37-vjeçare, Alinda, vdiq të dielën. Ai qan derisa flet për të bijën.