Ibrahimoviq vazhdon kontratën me Milanin

Zlatan Ibrahimoviq e ka vazhduar kontratën me Milanin, pretendon Fabrizio Romano. Sulmuesi suedez që do të mbush 41 vjet në tetor të këtij, ka firmosur me Milanin deri në qershor të vitit 2023. Paga e Ibras do të jetë 1.5 milionë euro neto në sezon, plus bonuset në bazë të paraqitjeve të tij. Me Milanin, Ibrahimoviqi e fitoi titullin e kampionit në Serie A në sezonin e kaluar. Ai e ndihmoi skuadrën italiane me 8 gola e 3 asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat.