Ibrahimi: Në zgjedhjet e vitit 2016-të, çifti Gruevski & Ahmeti na i morën dy deputetë në tavolinën e KSHZ-së dhe ia dhanë VMRO-së së Gruevskit

Zekirija Ibrahimi
Në zgjedhjet e vitit 2016-të, çifti Gruevski & Ahmeti na i morën dy deputetë në tavolinën e KSHZ-së dhe ia dhanë VMRO-së së Gruevskit.
Admirim Aliti nuk u bë deputet për nja 50 vota në zonën e dytë, ndërsa Nexhmedin Kahremani për nja 300 vota në zonën e gjashtë.
Çuditërisht, argatët medialë shqiptarë të Mijallkovit atëherë as që e prishën terezinë. Madje, edhe sot kur duhet të gjenden shembuj të këtillë, atyre u kujtohet Stojan Andovi i falsifikimeve në kohë të PPD-së, por jo Sasha, Menduhi (me “Bedredin prajshe!”), Aliu e Nikolla.
Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet:
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gëzue.
(Mjeda)