Ibrahimi: Me Lëvizjen BESA ka ndodhur thyerja e akullit, do të shihen mundësitë për bashkëpunim

Sekretari i Përgjithshëm i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin Clik Plus, duke folur për bashkëpunimin eventual me Lëvizjen BESA, tha se në Kongresin e fundit, kryetari i partisë, Afrim Gashi, i hoqi muret e komunikimit ndaj partive tjera.

Ai tha se në këtë kohë ka ndodhur thyerja e akullit të parë, kur është marrë mandati nga strukturat e partisë dhe nga kryesia e partisë, që të mund të komunikohet dhe të shihen çfarë janë mundësitë për bashkëpunim.

Zeqirija Ibrahimi tha se organet e partisë dhe të partisë tjetër e kanë parë interesin e përbashkët politik dhe kanë vendosur të bashkëpunojnë.

“Tek ne nuk është çështje e emrave të përveçëm por është vendim i organeve të partisë, të cilët e shohin se do të duhet të bashkëpunohet me partitë opozitare”, tha Ibrahimi.