Ibrahimi: Marrëveshja për patrullimin e policëve serbë në Maqedoni është bërë nga BDI

Patrullimi i policëve serb në Maqedoni, Zeqirija Ibrahimi tha se kjo marrëveshje është bërë nga Qeveria e kaluar ku pjesë e saj ishte BDI dhe sic tha, BDI ka pasur zv. ministrin e Punëve të Brendshme dhe dyshon se marrëveshja është nënshkruar nga ai.

“Kjo marrëveshje është nënshkruar në kohën e qeverisë së kaluar ku ka qenë edhe BDI-ja ku ato kanë pasur edhe ministrin një kohë por gjithmonë kanë pasur zv. ministrin e Punëve të Brendshme që unë dyshoj se ai ka qënë nënshkruesi i kësaj marrëveshje me Serbinë”, tha Ibrahimi