Shkruan: Orhan Ibrahimi – Nënkryetar i PDSH-së
“Bretkosa kur sheh se mbathet kali edhe ajo bën gati këmbën” – thënie popullore
Në rast se mendojnë të ndërtojnë të ardhme në politikë duke kopjuar propozime, duke vjedhur ide, duke imituar dhe u shtirrur si “lider”, domosdo do t’i ngjash bretkosës së thënies popullore.
Krrakasjet e këtij “lideri” i dëgjuam edhe sot!
Ai, “lideri” fare nuk ishte lodhur, kishte përcjellur konferencën për shtyp të PDSH-së, dhe të gjitha propozimet që i dëgjoi, i përvetësoi një për një dhe pas disa orëve ia paraqiti opinionit si të tija.
Jam i bindur se opinioni i gjërë din të bëjë dallimin, dhe e ka të qartë se cili subjekt politik i prodhon këto ide dhe pripozime sepse propozimet orgjinale të këtij “lideri” janë shumë lehtë të dallueshme dhe janë në esencë anti ide dhe jo logjike: “propozojmë që ora policore të zgjasë nga ora 23 deri në 05”, e përplotë margaritarë të kësaj natyre.
Motra dhe vëllezër, në rast se e keni dëgjuar diskutimin e Menduh Thaçit, ditën që u shpërnda përbërja e fundit parlamentare. Këto ide, mendime e propozime do t’i gjeni, shihni dhe lexoni pikë për pike, si plagjiaturë e këtij “lideri”, në “letrën publike” që ia dërgon Pendarovskit.
Ky lloj i “liderit”, historia më e re e jona na mëson se, jetëgjatësia e tyre është shumë e shkurtër. Por dëmi për atë periudhë kohore që e shkaktojnë është marramendës, përçarjet e ndasitë në shoqërinë tonë, në familjen shqiptare gati janë të pariparueshme.
Atëhërë miq të dashur kujdes, kujdes dhe kujdes kë mbështesim!