Ibrahimi: Hajde, Zaev, ku e ke tash shumicën? As Izeti nuk ndihmon

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi përmes rrjetit social facebook ka pyetur Zaevin: Ku e ke shumicën? E pat kjo punë. Gati është! (Gotov je)
Duke njoftuar se Kuvendi tashmë është bll*okuar nga opozita shqiptare për shkak të Ligjit për shtetësi, e ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev, se “ku e ke shumicën?”, duke e përmendur faktin se Izet Mexhiti tanimë nuk është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
Shkrimi i plotë i Zeqirija Ibrahimit:

Opozita shqiptare e ka bll*okuar Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Reciprocitet: ose SHTETësi edhe për shqiptarët ose s’ka Kuvend fare.
Ky është dallimi mes atyre që ua mbajnë dosjet në fjokë dhe prandaj 18 vjet nuk e kanë zgjidhur këtë punë dhe neve, që nuk kemi frikë nga fjokat e tyre.
Hajde, Zaev, ku e ke tash shumicën?
Bile as Izeti, që e votoi me dy duar e dhjetë gishta Artanin e Zlatiborit, tash nuk ndihmon më.
E pat kjo punë. Gati është! (Gotov je)