Kryetari i Alternativë, Zeqirija Ibrahimi tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoninë e Veriut që siç thotë, kushdo që mendon ndryshe, ose nuk e kuptojnë mbiemrin “zyrtare” ose nuk e kuptojnë gjuhën shqipe. Ibrahimi sfidoi të gjithë ata që kanë argumente kundër kësaj që mendon kru i Alternativës, për të diskutuar për këtë çështje në cilindo televizion.
Ibrahimi tha se, Maqedonia e Veriut është shtet monogjuhësor, ku gjuha shqipe gëzon një status të avancuar dhe pyeti se, pse nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në atë status?
Gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare.
Të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose nuk e kuptojnë mbiemrin “zyrtare” ose nuk e kuptojnë gjuhën shqipe.
Prandaj, kushdo që mendon se ka argumente, e sfidoj në cilindo emision dhe në çfarëdo debati që ta diskutojmë këtë temë.
Maqedonia e Veriut është shtet monogjuhësor, ku gjuha shqipe gëzon një status të avancuar. Nuk mund të jetë zyrtare gjuha e një komuniteti që në preambulë të kushtetutës është definuar si minoritet.
Andaj, pyetja themelore nuk është se a është gjuha shqipe zyrtare, porse pse nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në atë status? Dhe, pyetja tjetër, edhe më e rëndësishme: kush i ka lënë shqiptarët në status të minoritetit?
Në fund edhe pyetjen e zakonshme: si përkthehet shqip Non Grata?!”, tha Ibrahimi.