Ibrahimi: Alternativa është në shërbim të synimit për të pasur president shqiptar në Maqedoni

Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në intervistë për TV21 tha se janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që bashkërisht të nxjerrin një kandidat shqiptar mbipartiak në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ibrahimi thotë se si parti janë në shërbim të kësaj ideje.

Duhet të kemi një kandidat për president dhe ai sigurisht që do të jetë kandidat i përbashkët i partive opozitare shqiptare, gjithsesi se jemi të hapur për të komunikuar me të gjitha partitë që të mund të kandidojmë edhe vetëm një shqiptar, nëse jemi dakord që ai të jetë një kandidat mbipartiak. Shpresojmë që të ketë gjasa reale një kandidat president shqiptar dhe ne jemi në shërbim të këtij synimi dhe realisht, jo vetëm deklarativisht, që të punojmë bashkë që të vijë dita edhe një shqiptar të mund të bëhet president i këtij vendi”, tha Ibrahimi për TV21.