Këngëtari turk me renome ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises është rikthyer me emisionin e tij të famshëm “IBO SHOW”, pas 9 vjetësh mungesë.
Ibo këndoi këngën e tij të famshme “Haydi Soyle”.
Në emisionin e tij të parë pas mungesës së gjatë, ai pati mysafirë disa nga emrat e njohur të muzikës në Turqi, duke përfshirë edhe këngëtaren, Sibel Can. Më këtë të fundit pati edhe një duet gjatë emisionit.
68 vjeçari ishte afër vd*ekjes në Mars të vitit 2011, kur një pl*umb e go*diti në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje k*ome. Në vitet në vijim, ai pati një proces të gjatë rehabilitimi në Gjermani si dhe iu nënshtrua disa operacioneve të trurit, të cilat u realizuan nga neurokirurgët amerikanë – ndër më të mirët në botë në Miami, Florida.