Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, ka thënë se Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, ishte komplotist dhe profiter i luftës.
Këto akuza Kelmendi i bëri në Facebook, ku më pas ka pasur edhe shumë reagime në postimin e tij.
Sipas Kelmendit, Thaçi nuk ishte as themelues e as udhëheqës i UÇK-së.
“Bashkatdhetarë të mashtruar, Hashim Thaçi nuk ishte as themelues e as udhëheqës i UÇK-së, por komplotist dhe profiter i luftës!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.