Ia vendosën revolen pas qafës dhe e plaçkitën – Adriatik Kelmendi rrëfen për rastin që i ndodhi mes Tiranës

Gazetari Adriatik Kelemendi ka rrëfyer një eksperiencë të hidhur nga jeta e tij studentore në Tiranë. Më saktësisht gjatë viteve 96-97. Kelmendi ka treguar se si për një kohë kishte mbetur i traumatizuar, dhe nuk e vizitonte kryeqytetin shqiptar pasi hajnat e kishin plaçkitur në banesën e tij atje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës ku në Shqipëri kishte masa policore. “Kisha shku për studiu për gazetari në Tiranë 96-97, edhe atëherë e kujtojmë 97 Luftën Civile, ne u kthyem njëherë kur u mbyllën shkollat, pastaj fillojë të stabilizohet gjendja, u kthyem për ti dhënë provimet Kam studiu gazetari në Universitet të Shtetit, pra është Histori, Gjeografi fakulteti pra dega gazetari”, tha ai në Nacionale.

Gazetari rrëfeu në detaje se si kishte ndodhur rasti. “I ranë zilës, ne menduam se po vjen dikush prej kolegëve ka mbetur rrugëve se ishte 5 minuta në 9. Në 9 fillonte ora policore, edhe i bjen zilës, hynë 4 veta. Ka qenë qershori i 97-ës, pra ishte koha e provimeve shkuam për të hy në provime. Na kanë hy me revole, pas qafe e di që e kam pa aty në një qoshe, revolen pas qafe. E para ku e keni armën”, rrëfeu Kelmendi.