Ia shpallen babanë të vdekur, djali i Cimes kërc*ënon portalet

Ditë më parë u përhap lajmi se aktori i njohur Cima, është në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ishte e bija e tij ajo e cila kërkoi që ta ndihmojnë personat e vullnetit të mirë duke i dhuruar gj*ak.
E gjithë kjo nga disa portale u shndërrua në fake news, duke shkruar se aktori i njohur tashmë ka ndërruar jetë.

Kjo ka zgjuar reagime të shumta, ku së fundmi ishte djali i Cimës, ai i cili i dërgoi një ‘selam’ portaleve që shpërndan lajm të rrejshëm.
“Po ju qoj te fala do Portaleve dhe personave per shperndaje te lajmeve te rrejshme, besom kurgjo maqina e mishit se cka keni me perjetu prej meje. Shihemi se shpejti.
E per ju dashamir, babi gjendjen e ka me mire, eshte pak i lodhun, me oksigjeno terapi, ngapak po ushqehet , faleminderit per përkrahjen” shkroi ai në një postim në Facebook.