Ia pa sherrin statusit në Facebook, Apasiev do të përgjigjet para Prokurorisë!

Kot na lëpiheni do ju që*llojmë të gjithëve. Këtij statusi si duket ja pa sherrin kryetari i partisë E Majta Dimitar Apasiev.
TV21 kur e pyeti se kë do ta qël*lojnë, Apasiev nuk u përgjigj qartë por tani për statuset e tij më qartë do të duhet të përgjigjet para prokurorisë.
G: Kot na lëpiheni, do ju qëll*ojmë të gjithëve! Kë do të qëlloni?Të gjithë. G: Kush janë të gjithë? Konkludoni vetë. Mirë nuk e di as unë, të gjithë”, tha Dimitar Apasiev-kryetar i partisë E Majta.

Apasiev do të merret në pyetje nga ana e Prokurorisë Publike. Kallëzimet kanë të bëjnë me fyerje dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes.
Në të njëjtën kohë, dy kallëzime penale u ngritën kundër të njëjtit person, të parashtruar nga shoqata e qytetarëve Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe dy persona, duke iu referuar një statusi tjetër të postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Tuitter”, thonë nga Prokuroria Publike.

Jo zyrtarisht mësohet se Apasiev nuk do të thirret në bisedë para muajit gusht.
Për çështjen e koalicioneve të mundshme Apasiev tha se me Zaevin nuk ka çfarë të bisedon, ndërsa nuk përjashtoi i partitë tjera.
Kjo parti për herë të parë do të hyj në Kuvend me dy deputetë, ndërsa pretendon se në zgjedhje i janë vjedhë 3 mandate, me çka ka parashtruar deri të KSHZ 425 ankesa.