“Ia njoha rrobat me pulla”: Babai i Nezir Shabanit mes lotësh tregon momentin kur u gjetën eshtrat e të birit

Eshtrat e Nezir Shabanit u gjetën në va*rrezat e shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut pas 22 viteve që ishte ki*ndapuar dhe më pas vr*arë nga policia kr*iminale serbe.
Fjalët se ku e kishte te birin i vinin ngado. Madje 75-vjeçari nga Mitrovica, kur shkoi të kërkonte djalin, pa një mbishkrim që për të do të ishte shumë i rëndë.

Sido që të jetë, ai për 22 vjet nuk e gjeti djalin e tij të zhd*ukur nga serbët në moshën 27-vjeçare. Por para tre ditësh, Xhevat Shabanit i erdhi lajmi se eshtrat e djalit të tij janë gjetur në va*rrezat e shqiptarëve ne Mitrovicën e Veriut. Mes lotëve Shabani tregon për ndarjen e fundit me të birin.

“Me 5 qershor 1999 djali tha ‘babë po shkoj është një ndeshje futbolli me kqyr me një shok’, thashë ‘hajt bre djali jem po…’, jo tha ‘nuk vjen kush’, atë natë i kishin marrë të dytë”, tregon Shabani.
E nga ajo kohë, takimi me djalin mbeti vetëm dëshirë. Para dy muajsh, familja Shabani u ftua për ta identifikuar një trup të pajetë të gjendur në veri të Mitrovicës.