I’a mori 9 mijë euro, si u mashtrua gruaja e sëmurë në Ferizaj

Një personit me inicialet A.M. nga Ferizaj, i është caktuar masa e parabu*rgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore.
40-vjeçari po dyshohet se në vazhdimësi në dy muajt e fundit ka mashtruar bashkëqytetaren Bukurije Sadiku duke i thënë se do ta dërgojë për operim në zemër.

Nga 42-vjeçarja, ferizajasi mori mbi 9 mijë euro duke i prezantuar asaj fatura e dokumente fa*lse, por intervenimi kirurgjik nuk u realizua asnjëherë.
Vi*ktima të hollat i kishte mbledhur nga njerëzit e vullnetit të mirë që i kishin dhënë për shërimin e saj.