Ia keqpërdorin imazhin e fytyrës pa miratimin e saj, Adriana Matoshi iu reagon kompanive (FOTO)

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Duke pasur një numër të konsiderueshëm ndjekësish, ajo ka qenë shpesh caku i shumë kompanive të ndryshme, nën dëshirën për t’u bërë fytyra promovuese e tyre.
Megjithatë, një gjë e çuditshme i ka ndodhur Adrianës së fundmi – pasi një kompani ka shfrytëzuar pamjen e saj pa miratimin e saj.
E kundrejt këtij keqpërdorimi, vet aktorja dhe deputetja ka bërë një reagim mjaft të ashpër në InstaStory.

“Pa kokrrën e marres e marrin fytyrën tënde dhe bëjnë reklamë, fitoni edhe ndonjë ditë, e një ditë tjetër keni me i rënë pishman”, shkroi Matoshi në InstraStory. Imazhi i aktores ishte keqpërdorur nga një kompani produktesh kozmetike, e cila me të parë reagimin e saj, e kanë fshirë më pas atë. Adriana përndryshe ka qenë mjaft e përfolur kohëve të fundit në mediat rozë, veçanërisht pas zhvillimeve në jetën e saj private.