Ia dolën, tre qytetet e shëruara plotësisht nga koronavirusi në Shqipëri

Tropoja, Rrogozhina dhe Lezha janë tre qytetet që kanë shpëtuar nga koronavirusi.

ISHP njoftoi sot se në këto dy qytetet janë shëruar të gjitha rastet me koronavirus duke e çuar në zero rastet aktive.

Kështu, nga 18 raste që ka patur deri më tani, në Lezhë nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Në Tropojë gjithashtu janë shëruar 4 rastet aktive me koronavirus. E njëjta situatë është edhe në Rrogozhinë, ku paraqiten të shëruar të 4 rastet që ishin të sëmurë më parë.

Një numër i lartë të shëruarish janë edhe në Durrës ku nga 42 raste, vetëm 5 janë aktivë, kurse pjesa tjetër tashmë e kanë kaluar sëmundjen.

Ndërkohë, Korça ka vetëm 1 rast aktiv, Elbasani 3 raste, Kavaja 1 rast, Vlora dhe Puka gjithashtu ka nga vetëm 1 rast aktiv.