Ia demoloi zyrën drejtorit dhe në fund ia vuri flakën

Zyra e drejtorit të Shtëpisë Studentore “Pellagonia” sot u gjet e demoluar dhe djegur tërësisht. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e paradites së sotme, ndërsa autor i ngjarjes, sipas burimeve, ka qënë një ish i punësuar i këtij institucioni.

“Një person i revoltuar pasi nuk iu vazhdua kontrata, rreth orës 10:30 ka hyrë në zyrën e drejtorit të Shtëpisë studentore “Pellagonia” fillimisht e ka demoluar me sëpatë e më pas ia ka vënë flakën”, thonë burime të mediave. Situatën reale në vendngjarje mund ta shikoni në videon më poshtë./Klan Macedonia