I VENDOSËN TRITOL NË PIKË TË MËNGJESIT, FLET 43-VJEÇARI: KISHA FËMIJËT BRENDA, NUK E DI PSE…


Merret në pyetje nga policia Jovan Çela, shtetasit që iu vendos tritol në banesë në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se tritoli është vendosur në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Isa Boletini”, dhe shënjestra ka qenë 43-vjeçari.

Sipas balkan web, 43-vjecari punonte si zdrukthëtar dhe nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur shpërthimi, por aty ndodheshin fëmijët dhe gruaja e tij.

Gjatë dëshmisë së tij për rreth 5 orë në polici, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet se pse i kanë vendosur tritol në banesë. Mësohet se lënda eksplozive është aktivizuar përmes fitilit dhe jo me komandim.