I vd*iq nëna nga Covid në Spitalin e Tetovës, pas mesnatës i biri shkon e merr edhe pse është e ndaluar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast që ka ndodhur pas mesnatës në Spitalin Klinik të Tetovës.
I biri i cili e ka pasur nënën e tij të vd*ekur nga Covid-19, edhe pse është e ndaluar, ka shkuar dhe e ka marr atë pas mesnate ne veturën e vetë në spital.

“Mbrëmë, 10 shtator, dhjetë minuta pas mesnate, e punësuara në Repartin in*fektiv në Spitalin Klinik në Tetovë në SPB Tetovë ka de*noncuar se 15 minuta më parë, një person ka ardhur, e ka marrë dhe më pas me veturë “Ford” e ka vendosur nënën e tij, e cila paraprakisht ka vd*ekur nga Kovid-19 dhe me veturë është larguar nga vendi. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimit”, thanë nga MPB.