Një ngjarje e rëndë ndodhi 4 ditë më parë në Durrës, pasi një 56-vjeçare në Durrës, u vetëhelmua me medikamente mekësore.
Bëhet fjalë për shtetasen E.Dedei, e cila vdiq në spital.
Sakaq, ka reaguar vëllai i 56-vjeçares, Albert Dedei, i cili bën përgjegjës mjekët për neglizhencë.
Sipas Dedeit, motra kishte rënë në një kanal në “Porto Romano”, dhe ishte bërë me baltë. Për këtë arsye, sipas tij, mjekët nuk e kanë prekur gruan për 3 orë.
“Motra ra në një kanal në “Porto Palermo”. Mjekët nuk i afroheshin pasi ishte bërë me baltë. Për 3 orë nuk e prekën me dorë. mjekët më thanë se motrën nuk e shpëtonte dot as zoti, ndërsa nëna ime u lutej ta shpëtonin vazjën”- është shprehur vëllai.
Ndërkohë ky është njoftimi i policisë, për rastin e mësipërm:
Më datë 27.08.2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E.D., vjeçe 56, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.