E akuzuara për mashtrim të vazhdueshëm A.A. është në raportin e policisê që nga viti 2018 për kryerjen e dhjetra veprave dhe mashtrimin për mbi 200.000 euro, më 20 mars të vitit 2023 Gjykata përfundimisht dha urdhër që të shkojë në paraburgim e njëjta ku më 20-mars A.A. ishte privuar nga liria në Gostivar në bazë të nenit 247 të Kodit Penal dhe nga SPB Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar është raportuar penalisht se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer dhjetra mashtrime, teksa nuk janë marrë për bazë nga Gjykata mashtrimet e bëra që në vitin 2018 e të cilat rezultojnë në raportin e policisë!
Më 21-mars, gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit 41-vjeçares A.A. nga Tetova i ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh.
Më 22 mars, gjyqtari i procedurës paraprake ja ka vazhduar paraburgimin edhe për 48 orë! Sipas informatave jozyrtare deri te prokurori i çështjes hamendësohet për dhënje të ryshfetit vetëm e vetëm që e akuzuara të lirohet në arrest shtëpiak!
E dyshuara A.A. i ka kryer mashtrimet në zonën e Gostivarit, Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës ku u ka premtuar rrejshëm të mashtruarve se për një kompensim të caktuar monetar do t’u siguronte viza pune për Gjermani, por edhe mashtrime të tjera. E raportuara A.A. është dërguar në burgun e Shkupit për vuajtje të masës së paraburgimit shkruan Pa Censure.
A.A. që nga viti 2018 është denoncuar nga qytetarët për mashtrim, por Gjykata nuk e ka pa të arsyeshme që të merr masa për penalizimin e saj, viti 2023 si duket ka arritur kulmin e mashtrimeve nga e dyshuara ku Gjykata edhe ka dhënë urdher policisë që ta arrestojë dhe ta dërgojë në paraburgim të njëjtën!
——-(06.10.2018)
Më vitin 2018 ishte raportuar për të njëjtën grua mirëpo për punësim, raporti i policisë shkruan: Raportohet se një grua nga Tetova është denoncuar në polici nga disa persona, të cilët pretendojnë se u është paraqitur si punonjëse e Qeverisë dhe u ka premtuar se do t’i punësojë duke i shkaktuar dëme financiare.
Personat LJ.F.(39), K.F.(28) dhe S.F.(20), të gjithë nga fshati Sllatinë, dje kanë raportuar për mashtrim të kryer nga personi i quajtur A.A. nga Tetova.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ajo gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar është takuar me AA. e cila u tha se punon në një institucion qeveritar në Shkup dhe se ka shumë miq në parti politike dhe se mund t’i ndihmojë të punësohen. Ajo ka kërkuar nga të dëmtuarit t’i sjellin dokumentet për shkollimin e përfunduar dhe në dy raste u ka marrë edhe para rreth 2800 euro.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
—— ——-
(28.02.2019)
Raporti i policisë i datës 28.02.2019 shkruan: Banorja B.G.(37) nga Teto ka denoncuar në polici se bashkë me një shok tjetër të tij janë mashtruar nga bashkëqytetarja A.A.(36) e cila u ka premtuar se do t’i pajisë me vizë pune për në Gjermani, për të cilën i kanë paguar 270 euro. secili.
Sipas raportit, mashtruesja i premtoi atij dhe koleges së tij se do t’u siguronte viza pune për në Gjermani për katër javë. Për të përmbushur premtimin i kanë dhënë dokumentet e udhëtimit dhe 270 euro, por më pas ajo nuk i telefonon dhe dyshuan se ishin mashtruar.
—— ——-
Më datë (19.01.2023) raporti i policisë shkruan:
Tetovarja mashtrohet 105 mijë euro nga një avokate e rreme!
Me datë 18.01.2023 në ora 12:50 në SPB Tetovë, një 24 vjeçare nga rrethina e Tetovës ka raportuar se në periudhën kohore prej datës 24.08.2021 deri në gusht 2022 është mashtruar në disa raste nga një grua me iniciale A.A., e cila ishte prezantuar si juriste.
Sipas kallëzimit, ajo e kishte bindur në mënyrë të reme se do ta ndihmonte në procedurat gjyqësore, për të cilën i ka kërkuar dhe ka marrë rreth 105 mijë euro. Siç raportohet, ajo ka mësuar për mashtrimin nëpërmjet një personi të tretë që A.A. ajo nuk është fare avokate dhe nuk ka bërë asnjë ankesë në gjykatë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Qindra denoncime kanë arritur vetëm në Pa Censurë pas plasimit të lajmit për A.A. e cila ndër vite ka marrë qindra mijra euro nga banorët e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës dhe të Shkupit! Ngelet i pakuptimtë shteti i së drejtës që nuk ka ndarë drejtësi që nga viti 2018 por aktualisht e njëjta ndiqet vetëm për veprat që i ka kryer në vitin 2022 dhe në vitin 2023!
Pa Censurë do të ndjek vazhdimin e procedurave gjyqsore për rastin e A.A.!