I ulet dënimi, Feta Alimi: Nuk dua mëshirë, dua drejtësi


Ditë më parë Gjykata e Apelit uli dënimet me burg për të akuzuarit në rastin “27 Prilli”/
Abdulfeta Alimi e quan skandaloz uljen e dënimit prej një viti, ndërsa thotë se ka kërkuar pafajësinë dhe jo ulje të dënimit.

“Dënimin e kanë ulur për një vit, tash më kanë mbetur edhe tre vjet e gjysmë. Por, unë nuk kam bërë kërkesë që të më ulet dënimi. Kërkesa ime ka qenë pafajësia, se gjithcka është e dokumentuar si ka ndodh ngjarja. Edhe ata e dinë shumë mirë këtë punë. Por, fati i shqiptarëve është ky që është. Për mua ky është vendim skandalaz, jo që s’mund ta mbajë burgun, por mjerë ne që s’ka kush i mbronë të drejtat e shqiptarëve”, deklaron për News-TV, Abdulfeta Alimi nga burgu i Idrizovës.

Abdylfeta Alimi, ish-anëtari i sigurisë së Kuvendit, u dënua me 7 vite burg për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Ai ka qenë personi që kishte shpëtuar kryetarin dhe deputetin e ASH-së, Ziadin Sela në atë natë të përgjakshme.