I “tradhtoi” era e fortë e ha*shashit, shqiptarët kapen me laborator “bari” brenda anijes në Spanjë

Tre tr*afikantë pjesë e një bande shqiptare, janë arr*estuar në Spanjë. Mediat e huaja raportojnë se tre shqiptarët janë kapur me një plantacion bimësh na*rkotike prej 2 mijë rrënjësh në Valencia. Fillimisht ishte një agjent i fshehtë që zbuloi dr*ogën e mbjellë nga shqiptarët ndërsa pas një kontrolli u zbulua një tjetër sasi e madhe kan*abisi i kultivuar në hapësira të mbyllura.

Plantacionin e dr*ogës e kanë zbuluar në një anije e modifikuar sikur shiste divanë nën mbishkrimin ‘Divanë në masën tuaj’. Agjentët kanë kontrolluar anijen në prani të pronarit të saj, ku kanë zbuluar 3 shqiptarët, që kalonin natën brenda anijes dhe prej disa ditësh nuk kishin dalë prej saj, shkruajnë mediat spanjolle.

Ato kishte 4 dhoma të mëdha, ku mbante 1900 bimë mar*ihuanë, përveç materialeve të ndryshme të nevojshme për kultivim: 247 llamba, 132 ventilatorë, 269 çakëll, 9 filtra ajri, 9 radiatorë termikë, 10 kohëmatës dhe 7 rezervuarë uji. Të tre shqiptarët nga 24 deri në 50 vjeç u arrestuan për krimet për ngritje të grupit kriminal dhe trafikut të dr*ogës.