I thyen të dyja këmbët, ja ç’ndohi me turistin polak në Theth

Një turist polak ka rënë në zonën e Thethit duke thyer këmbët.

20-vjeçari ka njoftuar në numrin 112 duke kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra në këmbë.
Për shkak të orës së vonë dhe errësirës, ishte i pamundur dërgimi i helikopterit dhe në këto kushte punonjësi i policisë së zonës Theth ka njoftuar banorët, të cilët së bashku me Policinë janë vënë në kërkim të turistit.

Rreth orës 21.30, banorët e zonës së bashku me punonjësin e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e turistit polak, si dhe transportimin e tij deri në rrugën e makinës.

Më pas 20-vjeçari është transportuar me autoambulancë në qendrën shëndetësore të Thethit dhe pas ndihmës së parë mjekësore rezultoi se nuk ka asnjë problem për jetën dhe as dëmtime serioze fizike