I thanë në maternitet se kishte vdekur, nëna merr lajmin live pas 35 vitesh: Djali jeton

Historia e dhimbshme e një çifti, që prej 35 vitesh janë në kërkim të djalit të tyre, është rikthyer në emisionin ‘Me zemër të hapur’.
Miranda dhe Përparimi kanë gjetur pas kaq shumë vitesh djalin e tyre, që e pagëzuan me emrin Ergert, por që nuk arritën dot ta shijonin frytin e tyre të dashurisë, pasi ai ishte zhdukur nga materniteti në rrethana të mistershme.

Por, siç duket surpriza më e madhe e jetës së tyre erdhi live për çiftin e bashkëshortëve, të cilët sot u dhanë përgjigje shumë dilemave të mëdha që i shoqëroi për shumë kohë.

Ergerti, por që nga prindërit e tij birësues është quajtur Artan, ishte në një lidhje telefonike në studion e ‘News24’. Pas 35 vitesh ai përshëndeti nënën dhe babain e tij biologjik.

HISTORIA E ÇIFTIT NGA LUSHNJA

Miranda dhe Përparimi u martuan në moshën 21-vjeçare dhe në dasmë nuk ishte prezent asnjë nga familjarët e saj. Për 13 vite asnjë për tyre nuk i folën dhe nuk kontaktuan me të.
Në vitin 1982 ajo ka sjellë në jetë një fëmijë në maternitetin e Lushnjës.

Fëmija ishte djalë dhe ajo mban mend emrat e mjekëve që asistuan ne lindje Dr. Viktori, Dr. Misir Hoxha dhe një mamie me emrin Lavdie.

Ky djalë erdhi në jetë nga dashuria e saj me Përparimin, i cili ne atë kohë ishte ushtar.

Familja e vajzës ishte familje komuniste ndërsa djali vinte nga një familje e persekutuar dhe për shkak të biografisë së keqe ashtu sikurse funksiononte në kohën e regjimit nuk pranuan zgjedhjen e Mirandës.

Xhaxhai i saj mbante një detyrë të rëndësishme po ashtu dhe ai ati.

Dashuria e saj për Perparimin nuk u pranua në familje, por ajo me një guxim të jashtëzakonshëm është rrëmbyer, ka ikur në shtëpinë e djalit në të cilën u mirëprit. Solli në jetë të birin ndërkohë që familja e saj e kishte mohuar dhe nuk kishte me asnjë kontakt me të.

Pasi e pa të birin e sapolindur ju dha lajmi se ai kishte vdekur dhe nuk jetonte më. I thanë se fëmija ka vdekur dhe po e varrosnin.

Kjo histori ngeli mister, por prej vitesh ajo dyshon se kjo është një histori dhe skenar i familjarëve të saj.

Përparimi thotë se atë ditë në darkë kur ka shkuar në spital i kanë thënë që ‘djalin e kemi varrosur sipas rregullave’.

Nuk i dhanë asnjë certifikatë dhe nuk dine se ku u varros i biri.
Aktualisht ata janë prindër të 3 vajzave, Përparimi është 57 vjeç, ndërsa Miranda 1 vit më e vogël