Pas pezullimit të Julit nga emisioni, për shkak të një batute që i bëri Sindit, e cila ishte:”Je si vaji i borshit, ekstra i virgjër”, në fillim Sindi nisi të qeshte.
Por pastaj u revoltua duke e akuzuar këtë të fundit për bullizëm. Që të dy u pezulluan nga programi, por Olsa Muhameti (autorja e programit) ka reaguar në instagramin e saj duke thënë se Juli do të kthehet nesër (sot). Ndërsa në çdo sondazh, njerëzit mbështesin Julin, dhe duan që Sindi të largohet.
Olsa: Juli kthehet nesër (sot) në program do themi ndonjë gjë?
Juli: Sot asgjë, nesër pak, të dielën të gjitha.