I shpëtoi jetën 8-vjeçarit, Franca nuk do t’ia dijë për shqiptarin, vendim dëbimi nga vendi


Roland Aliu shpresonte se do fitonte një leje qëndrimi pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers në shkurt të vitit 2022. Ai aktualisht është subjekt i detyrimit për t’u larguar nga territori francez.

Në shkurt të vitit 2022, shqiptari Roland Aliu, pasi shpëtoi një tetëvjeçar nga flakët në Poitiers u vlerësua me një medalje ari. Më pas, ai kishte shpresën për të përfituar një leje qëndrimi pas disa refuzimeve.

Mirëpo, ai dhe familja e tij duhet të largohen nga territori francez brenda një muaji. “Gjend shënjestër janë edhe babai im, nëna ime dhe vëllai im i vogël, nuk e kuptoj, i kisha shkruar Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Brendshme, të dy u përgjigjën se nuk mund të bënin asgjë direkt, se ishte trajtohet nga prefekti i Vjenës”, tha ai.

Përballë kësaj situate, në 7 janar organizohet një tubim mbështetjeje përpara prefekturës watch (1)së Vjenës.