I shkreti ‘Profa i Tik Tok-ut’ mori mbështetje veç në rrjete sociale, askush nuk i del në protestë (Foto,Video)

Para pak minutash është paraparë një protestë në mbështetje të Profesorit që u bë viral në Tik Tok. Por ndryshe nga rrjetet sociale ku ai mori përkrahje të madhe për vallëzimin që ka bërë, në protesta ndodhi krejt diçka tjetër.

Përveç mediave dhe një personi i cili ndodhej aty krejt ‘pahiri’ askush nuk doli në protestën kushtuar profës.

Syri.net ju sjell pamje nga protesta e dështuar në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.