I sekuestrohen 6800 euro një personit në vendkalimin kufitar “Tabanovcë”

Punënjësit doganor në kufirin e Tabanovcës e ndaluan një përpjekje për nxjerrjen e paligjshme të 6.800 eurove, pasi gjatë kontrollit të një udhëtari zbuluan një shumë të madhe valutash të padeklaruara.

Personi është shtetas maqedonas dhe, kur është pyetur nga punëtori i doganës nëse kishte diçka për të deklaruar, ai përgjigjej se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit të kryer, në një çantë dore të udhëtarit u gjetën 8.800 euro, për të cilat personi nuk kishte asnjë dokument që të vërtetonte origjinën, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.
Sipas Ligjit për aktivitetet valutore, udhëtarit i janë kthyer 2.000 euro, shumë që mund të nxirret pa u deklaruar, ndërsa 6.800 eurot e tjera janë mbajtur.

Një kallëzim është ngritur ndaj personit për shkelje valutore.