Kryeministri Albin Kurti këtë të shtune ka qëndruar në shesh gjatë një aktiviteti.Ai ka sfiduar veten me një lojë, të cilën e përfundoi me sukses.
“Hala i ri është, qata e kena qit kryeministër”, u dëgjua dikush të thoshte derisa Kurti po e përfundonte lojën.Këtë video e ka publikuar në Twitter asistenti i tij, Arianit Beqiri, i cili e përshkroi si “i saktë edhe këtë herë”.
Pasi përfundoi lojën, Kurti mori duartrokitje nga të pranishmit dhe një pije dhuratë.