I ru nga Çellopeku, Arian Etemi pronari i AE Solar Invest, investon 2 milionë euro në zhvillimin energjetikës në rajonin e Pollogut!


Kompania me seli në Tetovë, AE Solar Invest, sot ka siguruar financim prej 2 milionë Euro për investime në 3 projekte fotovoltaike, përkatësisht në fshatrat Çellopek, Miletinë, Saraqinë.

Në bashkëpunim me kompaninë Ukrainase, SSK Ballkan, në pronësi të miliarderit Evgeniy Yaramenko, të cilët kane mbi 3000 MW të instaluar në më shumë se 19 shtete, AE Solar Invest e çon përpara synimin e Maqedonisë së Veriut për energjinë e ripërtëritshme. Kujtojme se Maqedonia e Veriut është përballur prej vitesh me ndotjen e rëndë të ajrit, duke u renditur ndër vendet më të ndotura në Evropë.

Udhëheqja e sektorit privat në avancimin e agjendës së energjisë të pastër ofron mundësi punësimi dhe stimul ekonomik për rajonin e Pollogut. Bashkëpunimi ndërmjet AE Solar Invest dhe SSK Ballkan qëndron si një model për mënyrën sesi iniciativat e sektorit privat mund të luajnë një rol kryesor në luftimin e ndotjes dhe avancimin e mbrojtjes së mjedisit.