Dy të rijnë kosovar kanë rrez*ikuar jetën e tyre në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, derisa kanë vendosur këmbët jashtë dritareve dhe e kanë lënë veturën pa shoferë.
Një video e publikuar në grupin ‘Marakli t’kerreve’, shfaq dy të rijnë duke bërë një veprim tejet të rrez*ikshëm në autostradën që e lidhë Prishtinën me Shkupin.
Këta të rijnë me veturën e tyre Opel e që është model më i vjetër, kanë vendosur që ta sfidojnë vetën dhe jo vetëm, duke e lënë veturën pa shofer dhe që të drejtohet vet.
Madje të dytë shtrihen në veturë dhe këmbët i vendosin jashtë dritareve të veturës.
Video është krit*ikuar nga shumica e anëtarëve të grupit, pasi që në autostradë shpejtësia është e madhe dhe mund të ndodh shumë shpejt ndonjë aks*ident i tme*rrshëm.
Në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e mos kujdesit dhe arsyeve tjera, kanë ndodhur 20 aks*idente me dë*me materiale, 13 aks*idente me të lën*duar dhe një aks*ident me fat*alitet.
Policia dhe institucionet tjera vazhdimisht kanë bërë apel që të ketë kujdes në komunikacion, pasi që edhe vera sjell më shumë aks*idente.